“Mafia në Shkodër si ajo italiane”, gazetari: Veprojnë si security, marrin gjoba

16 Janar 2023 | 12:30

Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euroneës Albania se krimi në Shkodër është shumë i ngjashëm me mafien siciliane ka nisur të zbatojë të njëjtat praktika si ajo.

Lita u shpreh se vendosja e sistemit të kamerave nga grupet kriminale në Shkodër është metodë tipike mafioze e monitorimit të territorit.

“Ndragheta ka dhe radarë për të parë anijet e Guardia di Financa për transportin e drogës dhe cigareve, është i njëjti model. Kamerat në Shkodër përdoren edhe për t’u ruajtur, pasi ata marrin gjoba nga bizneset për t’i ruajtur. Disa nga bandat e Shkodrës veprojnë edhe si security dhe kontrollojnë  bizneset”, tha Lita.

Sipas tij në Shkodër po filloj një proces mafioz i kontrollit të territorit.

“Nuk ka  qenë më parë asnjëherë në Shqipëri, nuk ka pasur këtë nivel strukturimi siç është në Shkodër. Po ndodh rrjetëzimi mafioz dhe fenomeni i marrjes së ‘picës’, pra gjobës ndaj bizneseve që kanë para”, u shpreh Lita.

 

LEXONI GJIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026