“Të zbatohet Kodi Zgjedhor”- Presidenti Begaj takim me kreun e KQZ-së
Presidenti i Republikës Bajram Begaj mbajti këtë të hënë një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Në fokus të takimit ishte mbarëvajtja e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Përmes një postimi në facebook presidenti bën me dije se gjatë bisedës që pati ai e vendosi theksin zbatimin e Kodit Zgjedhor nga të gjitha subjektet në garë për mospërdorimin e instucioneve në funksion të fushatës.
“Ftova sot në Institucionin e Presidentit të Republikës, Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi për të diskutuar mbi përgatitjet e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Gjithashtu vura theksin për rëndësinë që kanë këto zgjedhje jo vetëm si mundësi e mirëpritur për të shprehur vullnetin politik, por edhe si provë e rëndësishme maturie për vetë sistemin tonë demokratik.
Në bisedën me zotin Celibashi u ndala në domosdoshmërinë që ka zbatimi i Kodit Zgjedhor dhe udhëzimeve të KQZ-së nga të gjitha institucionet qendrore dhe vendore me detyrimin për të mos përdorur veprimtaritë dhe burimet publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve të tyre në fushatë.
Gjej rastin t’i bëj thirrje publike të gjitha subjekteve të këtij ligji që ta zbatojnë atë me përpikmëri dhe të inkurajoj KQZ-në për një monitorim e zbatim korrekt të tij. Të gjithë shqiptarët dëshirojnë një garë të ndershme dhe të barabartë të kandidatëve në fushatë. Nëpërmjet zbatimit të ligjit ne ua garantojmë këtë”, shkruan Begaj në facebook.
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat