Rovena Voda: S’e mora kurrë arkën me peshq, çfarë më lidh me 2 zonjat e përgjuara
Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda deklaroi se nuk e mori kurrë arkën me peshq, për të cilën u akuzua.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Voda u shpreh se në përgjimet e SPAK-ut, njëra nga shtetaset me të cilat kishte folur, konkretisht, Florida Beu kishte thënë se dëshironte t’i jepte një arkë me peshk, pasi familja e saj merrej me peshkim.
Sipas Vodës, nuk ka ndonjë pamje që vërteton se ajo ka marrë diçka të tillë.
“Dua të rikthehem pak te kjo arka me peshq. Që ta dinë sot, të gjithë ata që kanë pasur besim te unë, të gjithë ata që më kanë dhënë mundësinë që unë të mbaj pozicionin e zv.ministres së Brendshme, të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me mua, miqtë e mi, familjarët e mi, të afërmit e mi sot duhet të dinë një gjë; arkë me peshk nuk ka pasur, kurrë.
Thjesht në akuzën e ngritur nga SPAK-u, thuhet që, provohet se familja e Florida Beut merret me peshkim dhe është dëgjuar që ajo ka dëshirë të japë një arkë me peshk. E them me siguri sepse, si provë materiale, SPAK-u ka nxituar të shkulë edhe kamerat e magazinave të portit të peshkimit, nuk është parë ndonjë pamje që në makinën time të futet ndonjë arkë me peshk”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- 18:23 Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:18 Ndarja e re territoriale, banorët e Juglindjes: Mos shkrini asnjë bashki
- 18:16 Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet