Berisha: Fusha e mbetjeve në Sharrë u shndërrua në minierë floriri për Ramën

18 Janar 2023 | 12:22

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Rama është kreu i një organizate kriminale dhe shtoi se fusha e plehrave në Sharrë, është shndërruar në  minierën e floririt për të dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas tij, Rama ka negociuar dhe firmosur një kontretë në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit dhe me praktikat e prokurimeve.

“Një hetim i hollësishëm, serioz, i dokumentuar, i publikuar dje nga Partia e Lirisë, dëshmon në mënyrë përfundimtare denoncimin që kemi bërë me dhjetëra herë dy vitet e fundit, se Edi Rama është kreu i organizatës kriminale dhe se në rastin konkret, fusha e plehrave në Sharrë është shndërruar në minierën e floririt për Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Dje u faktua se Edi Rama, për sipërmarrjen e tij, me të cilën pret çdo ditë euro, ka mashtruar publikisht dhe nën betim. Që Edi Rama është kreu i organizatës kriminale të djegësve që po përvetësojnë qindra milionë euro, kjo faktohet në mënyrën më të pakundërshtueshme me firmën e tij për kontratën e djegësave, kontratë që është negociuar dhe firmosur në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, me praktikat e prokurimeve”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK

Studiuesi Auron Tare ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Thimi Samarxhiu lidhur me zhvillimet e protestës në Tiranë. Tare ka komentuar...
13:37 | 26/06/2026

Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë

Studiuesi Auron Tare ka folur këtë të premte për Euronews Albania lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri, nga protestat tek investimet. Tare është ndalur...
13:27 | 26/06/2026

Mirela Kumbaro: Llixhat e Bënjës nuk janë tharë, boshatisja e vaskave pjesë e testimeve të projektit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, njëherazi drejtuese politike e Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, ka reaguar pas lajmeve dhe postimeve të shpërndara...
13:14 | 26/06/2026