Shehi: Të bllokojmë kontratat, çfarë është kjo urgjencë që kemi për koncesionet?

18 Janar 2023 | 11:33

Deputeti Dashamir Shehi nuk ka kursyer kritikat drejt qeverisë për kontratat koncesionare.

Nga Komisioni i Ekonomisë, Shehi tha se nuk e kupton urgjencën për koncensionet ndërsa jemi një vend i varfër.

Ai u tregua kritik dhe ndaj qeverive të mëparshme duke thënë se koncesionet shkelen dhe janë shkelur dhe nga qeveria e mëparshme, ndërsa theksoi se kontratat duhet të bllokohen.

“Po ju them disa komisione, Rapiskani, që s’kishte as Rapi as Skani. U shit për 500 mijë lekë. Është turp i madh për qeverinë. Ato kamionët që kalojnë me drogë, nga Rapiskani kalojnë. Kjo se zhvesh nga përgjegjësia këtë qeveri dhe atë qeveri që ka qenë 1 vit më parë në 2013. Nëse kishte vagabondë në atë qeveri më parë, që besoj se ka pasur, ju duhet ta kishit rregulluar këtë gjë. Kjo linjë është koncensionarëve ka qenë dhe më parë, por është amplifikuar.

Çdo kontratë koncensionare, megjithëse kemi bërë një ligj, mund të bëjmë dhe propozimet e zonjës Tabaku, duhet të jetë përgjegjësi kolektive. Edhe me dash të hetojmë ne nesër, s’ka ça bëjmë më. Duhet të të futemi në burg, se ne e kemi bërë ligj.

Kontratat janë politike. Ata që ndajnë paret vjedhin me ligj. Për hir të Europës pas nja 1 viti mund të bëhet diçka. Kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi, s’mban përgjegjësi parlamenti për këtë punë. Jam për ligjin e zonjës Tabaku që ta shohim me kujdes. Nuk kemi ndonjë urgjencë ne. Duhet të ndryshojë pak raporti se nuk kemi mundësinë e Danimarkës e Suedisë. Jemi vend fukarenjsh. Ne japim shërbimet me koncesion. Shërbimet që na bënin 10 lekë, për efekt të koncesionit.

Ça është kjo urgjencë që kemi për koncesionet. Rrugët, sikur mermer të kishim shtruar s’do bënin kaq. Kur është diskutuar Rruga e Arbrit me kompaninë kineze, thamë; sa shtrenjtë. Iu turrëm dhe Koços. Rruga është atje, koncensionare dhe s’ka mbaruar akoma. Shifrat e koncesioneve, të shpërndara ndër vite, të ripara projektet, i kanë prurë këtu. Ka një tufë që kërkojnë koncesione të tjera dhe ne do jemi këtu vitin tjetër që të numërojmë paret.

Koncesionet do vazhdojnë të jepen se ka një tufë që kërkojnë dhe ne do jemi këtu vitin tjetër, do numërojmë paret. Koncesionet shkelen dhe janë shkelur dhe nga qeveria e mëparshme. Ndaj them; e bllokojmë sot dhe e bëjmë si gjithë Europa”, tha Shehi.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi: Shqipëria qëndron krah jush

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin e tij social X, ka uruar kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi, i cili u emërua...
10:31 | 17/07/2026

Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”

Megaproduksioni i Hollivudit “Odiseja” e Kristofer Nolan ka përdor muzikë shqiptare. Lajmit i ka bërë jehonë dhe kryeministri Rama në fb. Më poshtë postimi i...
21:32 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026