Moti i keq në Durrës, pezullime dhe shtyrje të lundrimeve, era dëmton shëtitoren

18 Janar 2023 | 17:31

Moti i keq që ka përfshirë gjirin e Durrësit që nga dita e hënë ka sjellë jo pak problematika. Kompanitë e lundrimit kanë njoftuar shtyrje dhe pezullime të lundrimeve nga porti i Durrësit drejt brigjeve italiane dhe anasjelltas.

Pasi u pezulluan mbrëmjen e së martës, vetëm 2 tragete kanë rinisur lundrimet këtë të mërkurë.

Planifikuar për t’u nisur nga Durrësi në orën 8:00 të mëngjesit, “Rigel VII” ka mundur të niset por me disa orë vonesë.

Ndërkaq, trageti “Rigel III” është nisur rreth orës 3:00 të mëngjesit nga porti i Barit dhe është ankoruar në kalatën e portit të Durrësit në mesditë.

Nisja nga Ankona me tragetin “AF CLAUDIA” është shtyrë me dy ditë, pas parashikimit për t’u nisur më datë 19, ndërsa “AF MARINA” pritet të niset mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Problematikat nuk kanë munguar as në qytet.

Shëtitores “Taulantia” i është rikthyer panorama e përhershme, sa herë qyteti përfshihet nga stuhitë.

Dallgët e detit kanë arritur lartësinë 1.8 – 3 m këto ditë, ndërsa shpejtësia e erës që nga e hëna arrin deri në 25 m/s.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026