“Vjosa pranë pikës kritike”- Peleshi informon mbi situatën e përmbytjeve
Ministri i Mbrojtes Niko Peleshi, mbajti këtë të enjte një konferencë për shtyp, ku informoi qytetarët në lidhje me situatën e përmbytjeve në vend dhe rreziqet e mundshme nga reshjet inensive të shiut që priten gjatë orëve në vijim.
Ministri Peleshi tha se Vjosa ndodhet shumë pranë niveleve kritike, ndërkohë që raportoi dhe përmbytjet e shtuara në zonën e Shkodrës.
“Priten reshje të dendura shiu në vend. Lumi Vjosa është pranë niveleve kritike. Ka shtim të përmbytjeve në zonat e Shkodrës”, tha Peleshi.
Ministri i Mbrojtjes përmendi disa nga zonat problematike që rrezikojnë gjithashtu përmbytjen, ose që janë tashmë nën ujë.
“Në Urën e Varur, ky lum është në kuota normale. Drini në Shkodër, është në kuotë normale. Niveli i liqenit të Shkodrës është dhe gjysmë metri nga kuota kritike. Buna ka dalë nga shtrati. Në Lezhë kemi pasur disa vërshime në disa rrugë të qytetit”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve