SHBA i jep garanci Kosovës | Chollet: Asociacioni, jo si Republika Srpska
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk do të jetë një mekanizëm që do t’i përngjajë Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Duke folur për në një intervistë për televizionin N1 në Beograd, Chollet u shpreh është me rëndësi që të formohet Asociacioni duke respektuar Kushtetutën e Kosovës.
I pyetur lidhur me deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, se plani franko-gjerman përfshin njohjen e pavarësisë së Kosovës, Chollet deklaroi se SHBA-të mbështesin normalizimin drejt njohjes reciproke.
“SHBA-të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe qëllimi i saj është normalizimi në drejtim të njohjes reciproke”, theksoi diplomati, duke shtuar se propozimi evropian është bazë negocimi dhe si i tillë është fleksibil.
Ndërkaq, sa i përket anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në Kombet e Bashkuara, ai nënvizoi se është një gjë e vështirë marrë parasysh kundërshtimet ruse dhe kineze, por ka thënë se SHBA-të do të vazhdojë ta mbeshtesin.
Përpjekjet serbe për tërheqje të njohjeve të Kosovës, i ka quajtur humbje kohe.
Chollet është shprehur i shqetësuar me influencën ruse në Ballkan. Ai ka deklaruar se Rusia ka dëshmuar gatishmëri që të përdorë resurset e energjisë për të ushtruar ndikim negativ.
LEXONI GJITHASHTU
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik