A jeton dot mirë një pensionist në Shqipëri me 30 mijë lekë? Përgjigjen shqiptarët

20 Janar 2023 | 22:08

54.9% e shqiptarëve mendojnë se një pensionist mund të bëj një jetë cilësore në vendin tonë me 30.000 lekë në muaj. Ndërkohë 17.3% e shqiptarëve mendojnë të kundërtën që me 30.000 lekë në muaj nuk mund të bëjnë një jetë cilësore. Ndërsa 27.8% janë neutral. Këto kanë qenë përgjigjet e shqiptarëve të cilët janë pyetur nga Barometri në Euronews Albania.

Të ndarë sipas grupmoshës ata që mendojnë se të moshuarit mund të bëjnë jetë cilësore me 30.000 lekë janë 59.6% të grupmoshës 25-34 vjeç, 59.1% të grupmoshës 65-75 vjeç, 58.6% të grupmoshës 45-54 vjeç, 54.4% të grupmoshës 35-44 vjeç, 52.4% të grupmoshës 55-64 vjeç dhe 43.8% të grupmoshës 18-24 vjeç.

Tek ata që mendojnë se pensionistët mund të bëjnë jetë cilësore me 30.000 lekë 61.6% janë me të ardhura të ulëta dhe të mesme, 60.3% janë me të ardhura mesatarisht të larta dhe 42.7% me të ardhura të larta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025