A do hetohen Berisha dhe Rama për 21 janarin? Analisti bën deklaratën e fortë

24 Janar 2023 | 17:54

Analisti Bedri Islami deklaroi se nëse Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon që të jetë e besueshme për çështjen e 21 janarit, fillimisht duhet të thërrasë organizatorët e saj, duke përfshirë kryeministrin aktual, Edi Rama, i cili asokohe ishte kryetari i opozitës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Islami u shpreh se është gjithashtu e domosdoshme që të thirren, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi.

“Unë mendoj se nëse SPAK-u duhet të kryejë detyrën e vet me paanësi, duhet ta marrë këtë çështje, shumë më tepër seriozisht se çdo çështje tjetër. Unë, personalisht, mendoj që nëse do të gjejë rrugën e zgjidhjes, SPAK-u që të jetë i besueshëm, duhet të thërrasë oerganizatorët e protestës. Edhe aktet e dhunës, pavarësisht se ka pasur dënime, janë 100 të dënuar, përsëri klasa politike në Shqipëri nuk duhet të niset me politikë fokloriste.

Duhet të thirren patjetër. Është e domosdoshme. Duhet të thirret kryeministri i kohës, ministri i Brendshëm, komandanti i Gardës, por duhet të thirret edhe Drejtori i Policisë. Ka shumë gjëra që duhen hetuar. Është një kompleks i gjerë i njerëzve që duhen hetuar. Duhen pyetur edhe deputetë të shumicës që kanë qenë në radhën e parë të protestës, për njerëzit që kanë thirrur, për organizimin, çfarë qëllimi kanë pasur. Të sqarohet çështja”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023