Histori si në filma! Futbollisti emigrant shitet 1.4 mln €, fitimet për Partizanin
“Xhevahiri” i kampionatit shqiptar, Xhuliano Skuka është larguar nga ekipi i Partizanit pasi ka arritur një marrëveshje me klubin francez të Metz.
24-vjeçari arriti të shkëlqejë për një sezon me “Demat e Kuq” dhe më kombëtaren shqiptare duke bërë që ofertat për të ishin të parezistueshme.
Klubit i Partizanit njofton se transferimi i sulmuesi arritur për një shifër rekord jo vetëm për tregun shqiptar, por edhe në rajon, e po ashtu Skuka bëhet lojtari i parë që largohet nga Kategoria Superiore për të vijuar karrierën në Evropën Perëndimore me një akord të tillë. Në vazhdim e përcjellim kumtesën e plotë të KF Partizan.
Largimi i tij u komentua dhe në studion e Euronews Albania, ku gazetarët e cilësuan si një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e zhvillimit të klubeve të futbollit.
Po ashtu lajmi u komentua dhe nga Artan Shyti, ish-zv.ministri i Sporteve.
Ylli Aga: Është një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e zhvillimit të klubeve tona të futbollit që në vietet e tranzicionit kanë qenë të limituara vetëm tek pjesa sportive.
Lorenc Jemini: Është një nga lajmet më pozitive për futbollin tonë , edhe pse unë e shikoj në një sy tjetër si Skuka, Gjigja, Geci, lojtarët më të mirë që ne kemi, sigurisht që për ata është arritje shumë e madhe dhe për klubet, por për ne që duam të fitojmë kampionatin është një pikëpyetje. Të zevëndësosh këta në këtë moment është e vështirë.
Artan Shyti: Besoj se po qesh e po gëzon Partizani, Skuka, shpresojmë që të gëzojë Metz, me siguri po qan Dinamo, që e lëshoi Skukën si të pavlerë.
Sokol Xhihani: Besoj se rasti i Skukës është rast për studim, dhe frymëzimi më i mirë për çdo të rinj që në pak kohë mund të arrihet çdo gjë. Në dy vite Skuka arriti të bëjë shumë. Është një rast unikal. Favorizohet dhe nga pasaporta franceze. Besoj se ka bërë zgjedhjen më të mirë duke shkuar në një skuadër të tillë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet