Paskal Milo: Roli i madh që po luan SHBA në Shqipëri
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Paskal Milo thotë se SHBA po luan një rol të madh në Shqipëri, kryesisht për zbatimin e reformës në drejtësi.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Milo u shpreh se SHBA është nismëtarja dhe mbështetësja më e madhe e kësaj reforme.
Sipas tij, deklaratat e ambasadorëve amerikanë në vend, nuk duhet të merren si deklarata personale.
“Roli i madh që kanë luajtuar dhe po luajnë SHBA-të në zbatimin e reformës në drejtësi. SHBA-të janë nismëtarët, mbështetësit më të mëdhenj të saj, së bashku me BE, por në radhë të parë janë SHBA-të. Përgjegjësia e SHBA-ve për zbatimin e reformës në drejtësi, është e tillë që i jep ambasadorit amerikan një pushtet goxha të madh për ta ndjekur.
Reforma në drejtësi ka ecur, mund të ecte më mirë. Nuk duhet t’i marrim veprimet, deklaratat e ambasadorëve amerikanë në Shqipëri, si deklarata personale. Janë zëdhënës të politikës zyrtare amerikane, konkretisht DASH-it”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid