Kë ka ftuar ambasada amerikane e Kosovës në takim? Gazetari jep detaje

26 Janar 2023 | 11:10

Gazetari Lirim Mehmetaj ka dhënë detaje në lidhje me takimin që do të zhvillohet në Ambasadën Amerikane në Kosovë për asociacionin.

Në njnë intervistë për Euronews Albania, ai tha se në takim do të ketë politikanë, media, grupe të shoqërisë civile por edhe pjesëtarë nga opozita.

Më tej ai theksoi se po bëhet përpjekje që të krijohet ideja e konsensusit nacional.

“Ambasada ka ftuar këdo që është i vullnetshëm të shkojë atje sepse dëshirojnë që të krijojnë idenë e konsensusit nacional. Nuk është qeveria e Kosova që po e pranon asociacionin por është Kosova dhe i gjithë spektri politik që është pro asociacioni dhe kështu shpërndahet përgjegjësia.

Ka shoqëri civile dhe besoj se do të ketë edhe persona nga mediat, sepse duhet krijimi i merimangës së propaganda pastaj. Janë ftuar të gjithë opozitarët. Kurti nuk do të shkojë. Do isha shumë i lumtur që të jetë dikush që të thotë po unë  e kam pranuar dhe këto janë arsyet. Ajo që po tentohet është të futen të gjithë, dhe është shumë e parëndësishme se si do të bëhet lufta brenda.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026