‘Tronditen themelet e politikës’ Baçi me deklaratë të fortë, Koçi: Furtunë politike!

26 Janar 2023 | 16:28

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi dhe ai i Partisë Demokratike, Luan Baçi debatuan në studion e Euronews Albania lidhur me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

“Dëmtimi i marrëdhënieve me SHBA bëhet nga Rama, të arrish të korruptosh shefin e kundërzbulimit. Ai ka qenë në detyrë kur është takuar me Ramën, të bësh 4-5 takime të painformuara dhe të dalë se ka marrë bakshish nga njerëz pranë kryeministrit, nuk them se këto janë fakte që i ka nxjerrë gjykata, do gjykohet dhe do të nxjerrin të vërtetën në shesh. Ne nuk kërkuam t’i bëjmë gjyqin Ramës, kërkuam të qartësojë situatën”, tha Baçi.

Koçi nga ana e tij e cilësoi një gjë normale që një zyrtar i atij niveli si McGonigal të takohet me kryeministrin e Shqipërisë. Fakti që ai nuk i ka raportuar këto takime sipas Koçit, është çështje e tij personale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024