Beteja për komisionerët: Berisha dorëzon kërkesën, Alibeaj afat deri më 29 janar
Përballja në Partinë Demokratike, ashtu siç pritej tashmë është transferuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Këtë të premte, Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha dorëzoi në KQZ listën me komisionerët e KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit. Kjo lëvizje e Berishës vjen në një kohë, kur KQZ deri më tani ka njohur si përfaqësues të Partisë Demokratike palën e Alibeajt.
Ishte Komisioneri Celibashi, i cili në një deklaratë për mediet gjatë javës së shkuar theksoi se ai do të njohë si përfaqësues të PD-së vetëm atë që do të njohë Gjykata.
Sakaq, nga ana tjetër pala e Alibeajt nuk i ka dorëzuar listat e saj me komisionerët e KZAZ-ve. Në të njëjtën fazë është edhe Partia Socialiste. Sipas vendimit të KQZ-së, afati final për dorëzimin e listave me emrat e anëtarëve të KZAZ-ve është data 29 janar.
Sipas shortit të hedhur në KQZ komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor me numër çift do t’i drejtojë Partia Socialiste, dhe ato me numër tek Partia Demokratike. Ndërkohë anëtarët e KZAZ-ve do të ndahen 2 PS, 2 PD, 1 PSD dhe 1 anëtar nga Partia e Lirisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës