Meta pas takimit me Berishën: Është e qartë që do të shkojmë në rrugën e protestave
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi këtë të hënë një takim në selinë blu me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.
Në deklaratën e dhënë në përfundim të takimit, Meta tha se së shpejti do të ketë edhe protesta kundër qeverisë së kryeministrit Rama.
Ai shtoi se protestat dhe zgjedhjet do t’i japin goditjen kësaj qeveria që sipas tij blen zyrtarët e vendeve partnere për të asgjësuar opozitën.
“Çështja McGoniga është shembulli i demonstrimit të qartë sesi Edi Rama korrupton zyrtarët më të lartë të vendeve partnere, për t’i përdorur kundër pluralizmit poltik dhe shtetit të së drejtës me qëllim instalimin e kleptokracisë dhe dëbimin e të gjithë shqiptarëve që duan të respektohen të drejtat e tyre.
Është e qartë që do të ecim në rrugën e protestave dhe zgjedhjeve. Protestat dhe zgjedhjet do t’i japin fund këtij regjimi të korruptuar me rekorde tronditëse, që nga shifrat e shpopullimit, që nga fakti që jemi vendi më i korruptuar në Evropë, që nga fakti se kemi pagat më të ulëta në rajon, pasi paratë që duhet të shkonin në xhepat e shqiptarëve shkojnë në xhepat e McGonigal për të goditur opozitën.
Kemi rënë dakord për shumë çështje dhe besoj se edhe Berisha do të ketë një komunikim më vonë. Mbështesim PD-në në të gjitha kërkesat legjitime”, tha Meta.
LEXO GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk