Bordi i Transparencës në Kushtetuese, Logu: Ka dështuar, çmimet janë rritur
Që prej orës 10:00, në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet seanca për shfuqizimin e Bordit të Transparencës të ngritur nga qeveria për çmimet e hidrokarbureve dhe produkteve ushqimore.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu ka deklaruar në seancë se nëse qëllimi i bordit ka qenë mbrojtja e konsumatorëve, ky qëllim ka dështuar sepse çmimet janë rritur.
Sipas tij, qeveria nuk ka bërë një analizë para se të krijonte Bordin e Transparencës.
“Në vleresimin tonë do të duhej që qeveria, para se të miratonte aktin normativ, të bënte nje analizë për kushtet, nevojat dhe urgjencat. Nuk rezulton të jetë bërë një analizë. Subjektet ekonomike kanë të drejtë dhe janë përgjegjëse për të vendosur çmimet dhe më pas është vetë tregu që vetërregullohet.
Në këtë rast kemi të bëjmë me një kufizim të lirisë së tregut, që vendos vetë çmimet. Nëse qëllimi i bordit ishte mbrojtja, qartazi ky qëllim ka dështuar sepse çmimet janë rritur”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk