I frymëzuar nga karantina dhe emigrantët, “Sheets” merr 2 çmime në Trieste
Filmi shqiptar “Sheets” është vlerësuar dy herë në festivalin e filmit në Trieste. Produksioni me metrazh të shkurtër nga Evi Gjoni, ka rrëmbyer zemrat e publikut në premierën e tij.
Produksioni që mban emrin e regjisores Evi Gjoni me skenar nga Genc Përmetit dhe Sven Dagones ja ka dalë të rrëmbejë një përmendje speciale dhe çmimin e publikut.
SUBJEKTI I FILMIT
Në një fshat, një familje jeton e izoluar për shkak të një fatkeqësie që ka ndërprerë jetën normale. Njësia kundër terrorizmit ka marrë kontrollin: kushdo që nuk u bindet rregullave të tyre drastike përballet me pasoja të rënda, kushdo që ndihmon refugjatët ose të huajt bëhet pjesë e një grupi terrorist.
Sheets trajton historinë e një familjeje gjatë një sistemi totalitar distopik. Të mbetur në dilemën e të raportuarit apo jo tek autoritetet të një familjeje emigrantësh. Dinjiteti njerëzor përballë instinktit për të mbijetuar.
“Lëvizjet e ngadalta të kamerës nxjerrin në pah elementet e një shoqërie apatike dhe pa jetë. Zhurma e makinave qeveritare dhe zhurma e sirenave përcjellin një ndjenjë vdekjeje që i referohet filmit The Seventh Seal. Edhe zëri në telefon që komunikon me familjen të kujton atë të personazhit të vdekjes në kryeveprën e Bergmanit”, është shprehur regjisorja lidhur me filmin.
Film që bën bashkë aktorë si Armela Demaj, Hana Dehiri dhe Agron Bimi është një produksion i Skan-Dal me mbështetjen e qendrës kombëtare të kinematografisë.
Ndiqni intervistën e plotë:
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim