“I përfshirë në skandalin McGonigal”, Pampuri tregon mënyrat për largimin Edi Ramës
Deputetja e PD-së Oriola Pampuri lëshoi akuza duke thënë se kryeministri Edi Rama është i përfshirë totalisht në skandalin e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal i cili është arrestuar pak ditë më parë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se me skandalet që ka bërë kreu i qeverisë duhet të jepte dorëheqjen.
Ndër të tjera Pampuri tha se e vetmja gjë që mund ta largojë Ramën nga drejtimi i qeverisë është drejtësia, gjithmonë nëse kjo e fundit vepron.
“Edi Rama është totalisht i përfshirë në këtë skandal dhe nuk e di se cili do të jetë justifikimi i tij përballë kësaj gjëje. Nëse ne kërkojmë dorëheqjen e Edi Ramës, ne duhet t’i mëshojmë faktit që të bëhet drejtësi për Edi Ramën. Edi Rama nuk kupton dhe nuk e njeh institucionin e dorëheqjes.
Me skandalet që ka bërë duhet ta merrte një hap të tillë. E vetmja gjë që do e largonte Ramën nga posti i kryeministrit është drejtësia. Faktet dhe provat janë në dosjen e SHBA-së, por nëse drejtësia e Shqipërisë do të jetë e vërtetë dhe e paanshme, duke u bazuar dhe në provat në SHBA dhe do të shkonte atje ku është e drejta. Në 30 vite janë bërë aq shumë gjëra dhe nuk është ndëshkuar askush. Në momentin që askush nuk ndëshkohet, unë shikojë një drejtësi e cila është e pavërtetë dhe anshme”- tha ajo.
Ndiqni intervistën e plotë duke klikuar këtu:
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
- 10:02 TikTok dhe YouTube çaktivizojnë 4.7 milionë llogari fëmijësh në Indonezi pas kufizimeve të qeverisë