Hovenier: Kosova të ecë drejt asociacionit, s’duhet të jetë Republikë Serbe

1 Shkurt 2023 | 13:12

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot përsëriti qëndrimin se Kosova duhet të ecë drejt formimit të Asociacionit.

Ai tha se qëndrimi i ShBA-së është që ky Asociacion nuk duhet të jetë Republikë Serbe, e as me kompetenca ekzekutive, shkruan KosovaPress.

“Shtetet e Bashkimit të Amerikës mendojnë që tani ka ardhur koha që Qeveria e Kosovës të ecë përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. E dyta është se kemi qenë shumë të qartë se çfarë nuk duhet të jetë. Nuk duhet të jetë Republikë Serbe, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Pra, sërish çështjet, të cilat i kemi përmendur edhe janë edhe në deklaratë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë po aq të qëndrueshme dhe të rrepta në mbështetjen e lirë për Kosovën, siç kanë qenë gjithmonë për një shtet, i cili është sovran, demokratik, shumëetnik dhe i pavarur. Dhe ne sjellim drejt qeverisë së Kosovës se si do ta përmbushë këtë vizion duke iu përmbajtur edhe atyre parimeve”, deklaroi Hovenier.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026