Banorët në Porto Romano “bashkëjetojnë” me baltën dhe ujërat e zeza

1 Shkurt 2023 | 17:24

Përgjatë 12 muajve të vitit, rruga “Terminali” në Porto Romano të Durrësit ka një pamje të trishtë.

Gropa dhe baltë sheh në çdo sipërfaqe të saj, ndërkohë që shkak për këtë situatë janë bërë punimet e lëna përgjysmë për hapjen e një kanali.

Ndonëse janë taksapagues të rregullt, banorët detyrohen të blejnë ujë të pijshëm e të bashkëjetojnë me ujërat e zeza.

 “Tubi i ujërave të bardha dhe ai i ujërave të zeza kalojnë këtu. Ato çahen e përzihen të gjitha këtu,” – u shpreh një qytetar.

 “Ujin e paguajmë ne, baltën s’na e heqin, vetëm na e kanë shtuar,” – tha një qytetare.

Edhe më e vështirë bëhet lëvizja në kohë shirash.

 “Ne ato urat i kemi bërë me dërrasa, që të kalojnë njerëzit për të shkuar në punë apo fëmijët në shkollë. Para 1 jave këtu as me tank nuk kalohej,” – tregoi qytetari.

 “Me çizme ecim. Një palë në dorë një palë në trastë. I lëmë sipër në rrugë e i marrim kur kthehemi,” – u shpreh qytetarja.

Prandaj ata kanë gjetur zgjidhje alternative për të lëvizur.

 “Me thënë të drejtën kemi bërë shkallë nëpër mure. Kalojmë nëpër komshinj që të çojmë fëmijët në shkollë, se këtu kur bie shi nuk kalojmë dot,” – tha qytetari.

Ndonëse këto shqetësime ia kanë bërë të ditura përmes një shkrese edhe ARRSH-së, këtyre banorëve prej muajsh askush nuk u ka dhënë ende asnjë përgjigje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026