Bullgari | 5 zgjedhje në 1 vit e gjysmë, elektorati i përçarë nga lufta në Ukrainë

2 Shkurt 2023 | 15:34

Në ditën e parë të luftës në Ukrainë, konflikti shkaktoi përplasje në Parlamentin bullgar.

“Në kohë si kjo natyrshëm pyesim nëse do të marrim pozicionin e lidershipit, apo do të fshihemi”, tha Kiril Petkov, ish-kryeministër i Bullgarisë.

“Dua që dikush të dalë dhe të sqarojë se çfarë dobie do të kishte Bullgaria nga vendosja e sanksioneve”, u shpreh Kostadin Kostadinov, kryetar i së djathtës ekstreme.

Përçarja lidhur me boshtin rus ishte e qartë edhe për koalicionin 4-palësh të drejtuar nga Petkov. Partia Socialiste bullgare kundërshtoi ashpër dërgimin e armëve në Ukrainë.

“T’i japësh Ukrainës më shumë armë do të thotë të zgjatësh luftën. Ne duam paqe”, theksoi Kornelia Ninov, kryetare e socialistëve/

Por edhe pse partitë thonë se nuk kanë eksportuar armë në Ukrainë, media gjermane publikoi një muaj më parë se që nga nisja e luftës, qeveria e Petkov ka dërguar në mënyrë sekrete armë në Ukrainë, pavarësisht mungesës së konsensusit në Parlament.

“Bullgaria u ka eksportuar armë një numër shtetesh. Këtu përfshihen SHBA, Britania dhe Polonia. Më pas këto armë kanë shkuar në Ukrainë”, deklaroi Assen Vassilev, ish-ministër i Financave.

Në fund të vitit të kaluar, parlamenti bullgar lejoi eksportin direkt të armëve në Ukrainë. Tani ajo e bën këtë zyrtarisht. Që në fillim ishte e qartë se lufta po i përçante partitë dhe shoqërinë. Ditën kombëtare të 3 marsit u ngritën flamuj rus dhe kryeministri Petkov u kontestua.

“Kushdo që kërkon të krijojë përçarje në ditën kombëtare nuk po punon për interesat e Bullgarisë”, sipas Petkov.

Qeveria e koalicionit ra në qershor të 2022-shit. Në javët e fundit të qeverisë Petrov, Këshilli i Ministrave vendosi të dëbonte 70 diplomatë rusë nga vendi.

“Shërbimet tona kanë informacion se ata punonin për inteligjencën ruse”, nënvizoi Petkov.

Lufta në Ukrainë ka çuar gjithashtu çmimet e gazit në një nivel të paprecedent, që ka përkeqësuar krizën ekonomike dhe inflacionin, sidomos pas mbylljes së furnizimeve nga “Gazprom”.

Një qeveri teknike, e caktuar nga presidenti, mori pushtetin.

“Në rast nevoje, ne jemi gati të rifillojmë negociatat me ‘Gazprom’, tha osen Hristov, ministër në detyrë i Energjisë.

Kjo deklaratë çoi në protesta kundër presidentit. Në këtë pikë, pritshmëritë mbeten se lufta në Ukrainë do të vazhdojë të jetë një çështje përçarëse mes lojtarëve politikë dhe Rusia vijon të jetë në fokus të fushatës së re elektorale, në një kohë kur në prill Bullgaria do të mbajë zgjedhjet e pesta parlamentare në një vit e gjysmë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026