“Komision hetimor për akuzat”, Zhupa tregon se a e ka takuar opozita McGonigal
Deputetja e PD-së Ina Zhupa është shprehur se mazhoranca po i mohon të drejtat kushtetuese opozitës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zhupa referuar çështjes së McGonigal theksoi se kreu i qeverisë Edi Rama nuk duhet të japë përgjigje vetëm para SPAK por dhe para shqiptarëve e deputetëve të opozitës.
Ndër të tjera ajo theksoi se takimet që kanë bërë anëtarë të opozitës me McGonigal janë rastësore dhe se asnjë nga ata nuk përfshihen në aktakuzën amerikane.
‘Këta po mohojnë të drejtë kushtetuese të një opozite, Ne nuk kemi fuqi kartonësh. Ne do të ndjekim të gjitha rrugët kushtetuese brenda dhe jashtë vendit, për të garantuar të drejtat për opozitën. Nuk bëhet fjalë për një aferë të vogël, që Rama të përgjigjet vetëm në SPAK, por duhet të përgjigjet dhe para qytetarëve dhe deputetëve të cilët janë votuar atje për të bërë opozitë. Hetimi parlamentar nuk mohon të drejtën që dhe mazhoranca të ftojë dëshmitar dhe të kërkojë provat që duan.
Ata e dinë shumë mirë se takimet e opozitës që ata përflasin janë rastësore dhe që nuk rezultojnë në aktakuzën amerikane. Fakti që është vetëm Rama, tregon që vetëm Rama po korruptohet dhe se ai ka lidhje me agjentin e FBI-së. Jam e bindur se nëse do të ngrihet Komisioni Hetimor do të kishim gatishmëri të plotë nga Ambasada për të çuar shkresat tona dhe në institucionet amerikane’- tha Zhupa.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 13:17 Plagosen 3 persona pas sulmit në një anije në Detin e Zi
- 13:00 Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë