Çështja “McGonigal”, pedagogu: FBI do shkojë në zyrën e Ramës për ta marrë në pyetje

3 Shkurt 2023 | 18:08

Pedagogu i shkencave politike në SHBA, Medlir Mema thotë se duke u bazuar në aktakuzën aemrikane, prokurori i çështjes së ish-zyrtarit të FBI-së, është shprehur i bindur se kryeminstri Edi Rama e ka korruptuar Charles McGonigal.

Në një intervistë për Euronews Albania, Mema u shpreh se FBI mund të shkojë në zyrën e kryeministrit Rama për ta marrë në pyetje në lidhje me këtë çështje.

“Për zotin Rama, shqetësuese është se çfarë do të dalë në intervistimet e vazhdueshme. Deri më tani, prokurorisë i është dashur të bindë gjykatën dhe jurinë që ka mjaftueshëm evidencë për të filluar një proces gjyqësor të mirëfilltë. Gjatë procesit gjyqësor do të zhvillohen edhe hetime të mëtejshme, më të thelluara.

Jam i sigurt, në të ardhmen do kemi edhe FBI-në në zyrën e kryeministrit shqiptar për të marrë më shumë informacion në lidhje me këtë. Këtu hetimi është ndaj McGonigal, por është e qartë që për prokurorin, nuk ka asnjë pikëpyetje në aktakuzë, që zoti Rama ka vepruar në mënyrë korruptive me McGonigal”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023