Spahiu: Berisha ti tregojë popullit pse akuzonte Bashën për ‘rublat’ njësoj si Rama
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se nëse besojmë se McGonigal është blerë me para nga Rama për të akuzuar Lulzim Bashën për financime nga Rusia e njëjta gjë ka ndodhur dhe me Sali Berishën.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu i ka bërë thirrje Berishës që t’i tregoj popullit pse akuzonte Bashën për ‘rublat’ ruse njësoj si Rama dhe McGonigal.
“Nëse ne do besojmë se McGonigal është blerë me para nga Rama për të akuzuar Lulzim Bashën për financime nga Rusia, e kjo është një histori e stisur atëherë kemi të drejtë që të dyshojmë se Rama ka blerë me para dhe Sali Berishën. Berisha ka sulmuar Lulzim Bashën për financime ruse më shumë se McGonigal.
Berisha ka 6 muaj që ka ngritur një auditim që thotë se do gjejmë se ku i mori paratë Bashë e ku i çoi. Berisha është pozicionuar politikisht më ashpër se McGonigal. Të japë llogari Sali Berisha se ku i ka paratë e Edi Ramës, si i mori dhe pse e sulmoi Lulzim Bashën në mënyrë të njëjtë me McGonigal. McGonigal dhe Berisha janë në të njëjtën llogore në atë që është korruptuar McGonigal”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Spahiu: Ish-agjenti FBI përdori qeverinë shqiptare, jo Rama McGonigal
- Makina del nga rruga në Pogradec, plagosen 4 anëtarë të një familje
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat