“Ndahu nga gruaja, rri me mua”/ Psikologia: Pse Guerriero u zhgënjye nga McGonigal

5 Shkurt 2023 | 23:00

Psikologia Denada Toçe ka analizuar intervistën e dhënë për emsionin Review në Euronews Albania nga Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal.

E ftuar në emision, Toçe tha se arsyeja që e çoi Guerrieron drejt denoncimit të aferave të ish-agjentit të FBI-së, ishte zhgënjimi që ajo mori nga ky i fundit, i cili nuk zgjodhi të divorcohej nga gruaja dhe të jetonte me të.

“Zhgënjimi është shumë i madh se pritshmëritë e saj kanë qenë shumë të mëdhaja. Një person që bie në kontradiktë dhe thotë që “unë martesën nuk e dua ama të ndahej nga gruaja dhe të rrinte me mua e doja”. Martesa nuk është vetëm celebrim, martesa është kur ti je një me tjetrin dhe kur deklarohesh publikisht. Ajo e dëshironte të ishte me atë dhe asaj i shkonte shumë keq kjo pjesë dhe tha si t’ia bëj tani. Dhe në një moment të vështirë me një të kaluar që e pranoi se ishte alkoliste dhe se e kishte dashur një martesë, ndoshta jo në këtë moshë, ajo bëri ato veprime. Ishte shumë e kujdesshme të na thoshte atë që ne donim të dëgjonim”, tha Toçe.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026