Dëshmi që “fundos” Ramën? Lita komenton intervistën e ish- të dashurës së McGonigal
Gazetari Lavdrim Lita komentoi intervistën e ish-të dashurës së Charles McGonigal, Allison Guerriero, e cila foli mbrëmjen e djeshme ekskluzivisht për emisionin “Review” në Euronews Albania.
Lita në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se është e çuditshme se si Rama ka pasur në përdorim aplikacionin Viasat, pasi ky i fundit është në përdorim të inteligjencës shqiptare.
Po ashtu ai theksoi se miqësia e kreut të qeverisë shqiptare me McGonigal ka qenë e vërtetë.
“Miqësia mes Ramës e McGonigal ka qenë e vërtetë. Është e çuditshme se si Rama ka pasur në përdorim aplikacionin Viasat sepse është në përdorim vetëm në përodtim të inteligjencës shqiptare dhe jo të zyrës së kryeministrit. Në SHBA hetimet nuk janë mbyllur, hetimet kanë vazhduar nga 2019 deri ditën që është arrestuar. Takimet e Ramës me Agron Nezën, fillojnë nga data 9 shtator në 2017.
Pak ditë përpara shkrimit të BIRN, McGonigal ka dëshmi të personave që kanë qenë nëpër darka e dreka që ai nga data 16 deri më datë 24 ka qëndruar në Tiranë me një agjendë të plotë takimesh me deputetë. Ka qenë vetë McGonigal që me datën 26 shkurt të hapë çështjen e lobimit duke marrë Agron Nezën si dëshmitar i çështjes. Thuhet që Agron Neza ka shërbyer si burim kofidencial”- deklaroi Lita.
Ai foli dhe në lidhje me akuzat që rëndojë ndaj McGonigal.
“McGonigal ka vetëm dy aktakuza në kurriz, e para është mosplotësimi i formularëve të FBI, ku ka shkuar çfarë ka bërë, me kë ka biseduar, dhe e dyta është hyrja në konspiracion, përdorimi i aseteve të FBI-së për të hapur çështje ndaj rivalëve politik në Shqipëri.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 13:00 Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
- 11:39 Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës