Habit Sula pas tërmetit në Turqi: Qeveria turke ka shumë gjynahe për të larë!
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehu në një intervistë për Euronews Albania solidaritet me popullin turk për tërmetin tragjik që i mori jetën mijëra njerëzve.
Sipas Sulës, ngjarje të tilla të këtyre përmasave i tregojnë njeriut, dhe qeverisë e kryeministrit turk në këtë rast, se duhet të besojë në Zot e të sillet mirë çdo ditë jo vetëm kur ka fatkeqësi natyrore.
Sula u shpreh se ka rezerva lidhur me qeverinë turke, e cila siç tha, ka shumë gjynahe për të larë.
“Keqardhje për të gjithë popullin turk. Ngjarje të tilla ndodhin, por çdo njëri duhet të kuptojë që duhet të besojë në Zot, që nga ai kryeministri turk dhe qeveria turke për të cilin kam rezerva. Duhet të kuptojë se kjo botë të sprovon me ngjarje të dhimbshme. Jo vetëm kur kemi ngjarje të tilla duhet t’i drejtohemi Zotit dhe të tregojmë njerëzillëk. Njerëzillëk duhet treguar edhe në kohë paqeje dhe normaliteti. Qeveria turke ka shumë gjynahe për të larë, e keqja është që i bie popullsisë. Popullsia në zonën ku ka rënë tërmet i përket zonës kurde, ndaj të cilëve ka qenë shumë e madhe”, tha Sula.
LEXONI GJITHASHTU:
- VIDEO/ Momenti kur tubacioni i gazit shpërthen në flakë gjatë tërmetit në Turqi
- Udhëheqësit botërorë premtojnë mbështetje për Turqinë pas tërmetit
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës