“Vetëm pushkatimi ka mbetur”, flet Albana Vokshi në Komisionin e Etikës
Është mbledhur Komisioni i Votimit dhe Etikës në lidhje me përjashtimin e 6 deputetëve nga seanca e Parlamentit.
Deputetja e PD-së Albana Vokshi në fjalën e saj tha se deputetët janë përfaqësues të popullit ndërsa sipas saj mazhoronca po kërkon të vrasë opozitën.
Ajo tha se vetëm pushkatimi ka mbetur, ndërsa theksoi se ajo që po bën PS e cila kërkon përjashtimin deputetëve të opozitës nga Kuvendi është turp.
“Ju po kërkoni të na ktheni në monizëm. Deputetët janë përfaqësues të popullit, nuk përfaqësojmë vetëm ata që kanë votuar PD por të gjithë qytetarët shqiptarë. Ju po kërkoni që të vrisni opozitën, t’i mbyllni gojën opozitës, këtë po bëjmë dhe këtu. Kërkojmë që të vijnë mediat që na dëgjojnë, s’jemi në kohën e Enver Hoxhës. Vetëm pushkatimi ka mbetyr. Nuk keni nen në rregullore që thotë që mbledhjet të bëhen të mbyllura. Kjo mbledhje është nul. Nuk duhet të na kishit thirrur sot. Është turp. Përjashtimi i deputetëve është një akt i rëndë i parlamentarizmit”- tha Vokshi.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat