“Humba shumë miq në rrënoja”- E reja turke përlotet gjatë intervistës për Euronews
Ekipi i Euronews Albania ishte këtë të enjte në Adana, një nga zonat e prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit. Gazetari Ardit Hoxha solli dhe intervista të banorëve lokal, të cilët shohin nga rrënojat me shpresë se do të nxjerrin prej aty të gjallë familjarët e tyre.
Një shtetase turke tha për Euronews se të gjithë miqtë e saj ndodhen nën rrënoja. Ajo tha se ata ende shpresojnë që prej godinave të shembura të nxirren njerëz të gjallë.
“Nuk e kuptuam shumë mirë në momentin e parë. Unë kam shumë miq të mi që jetojnë në atë godinë. Ndihem shum keq për ata. Ne nuk e dimë se ku janë dhe shumë prej tyre mund të jenë ndarë nga jeta.
Kjo është një situatë shumë e keqe dhe ne lutemi për lajme të mira. Ne kemi shpresa se mund të ketë persona të gjallë nën rrënoja.
Shumë miq të mi kanë ndërruar jetë, por ne vijojmë të shpresojmë. Shohim drejt rrënojave dhe presim për lajme të mira nga ajo godinë”, tha shtetasja turke.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik