Këshilli i Evropës: Prishtina dhe Beogradi të zbatojnë pa kushte marrëveshjet

10 Shkurt 2023 | 10:41

Këshilli i Evropës, i mbledhur gjatë samitit të BE-së më datë 9 shkurt, ka publikuar raportin me konkluzionet e çështjeve të diskutuara.

Në komunikatën e lëshuar nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit, theksohet se në dritën e tensioneve në veri të Kosovës ka një nevojë urgjente për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në deklaratë theksohet se dy vendet duhet të shfrytëzojnë këtë shans historik dhe të zbatojnë pa kushte marrëveshjet e arritura në vitin 2013 dhe vitin 2015, përfshirë dhe asociacionin.

“Në dritën e tensioneve të fundit në veri të Kosovës, Këshilli Evropian nënvizon nevojën urgjente për progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të udhëhequr nga Përfaqësuesja e Lartë.

Këshilli Evropian mirëpret propozimin e fundit evropian për të vendosur marrëdhëniet midis të dyja palëve mbi një bazë të re dhe të qëndrueshme si një shans historik që duhet të shfrytëzohet nga të dyja palët, duke përfshirë edhe synimin për të realizuar perspektivën e tyre evropiane.

Këshilli Evropian u kërkon të dyja palëve që të zbatojnë plotësisht dhe pa kushte detyrimet për të cilat janë zotuar në kuadër të dialogut, duke përfshirë marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015 për krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në konkluzionet e Këshillit të Evropës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026