Mediu tregon bisedën me prokurorin e SPAK-ut

10 Shkurt 2023 | 15:32

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tregoi në një intervistë për Euronews Albania bisedën me prokurorin e SPAK-ut në momentin që është paraqitur në institucion.

“Unë kur kam qenë, kemi pasur një komunikim shumë normal me prokurorin e SPAK-ut që të jem fare i hapur, nuk kemi pasur debat. Ja kam parashtruar dhe kanë thënë që nuk e kemi parë të arsyeshme, pastaj në një memo që kemi bërë, sepse lamë dhe një kohë për t’u pyetur, por në një kohë që ishte paraqitur akuza dhe memo u refuzua tërësisht sepse ishte e panevojshme çdo lloj opinioni që kishim shprehur dhe unë nuk jam për të bërë qokat formale që duhet të bëjë SPAK-u apo dikush tjetër,” – tregoi Mediu.

“Unë jam për t’i hyrë në thelb çështjes dhe kam menduar që SPAK-u për çdo akuzë që ka ndërtuar, për çdo rresht që ka ndërtuar duhet ta pyeste Fatmir Mediun, t’i thoshte kush është qëndrimi yt për këtë çështje të caktuar se përndryshe ngelet shqyrtimi i gjithë kësaj çështje në gjykatë. Kur ke ndërtuar një akuzë dhe fillon dhe e vë këtë si barrë penale mbi dikë, patjetër duhet të shikosh edhe kush është gjykimi i tij në raport me çështjen,” – përfundoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024