Protesta, Spahiu: Berisha po i bën presion Prokurorisë, ka kundër gjithë planetin
Juristi Kreshnik tha se protesta e thirrur nga Sali Berisha ka qëllim që t’i bëjë presion Prokurorisë shqiptare.
Sipas Spahiut, Berisha është i detyruar të dalë në këtë protestë, duke e ditur që gjithë planeti është kundër tij, që nga SHBA deri në BE.
“Kjo është një protestë që i bën presion prokurorisë shqiptare, nuk ka lidhje fare me Ramën. Berisha është i detyruar të dalë në këtë protestë duke e ditur që gjithë planeti është kundër tij, që nga SHB në BE. Është i vetmi politika i cili që nga 1912 nuk kalon dot kufirin e Shqipërisë. Është i detyruar të tregojë forcën me mbështetjen që do mbledhë. Në ditët më të këqija të tij kur është i kërcënuar edhe me çështje penale, është i detyruar të dalë të protestojë me mesazhin bjeri dritares të dëgjojë porta, dhe porta në këtë rast është prokuroria”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar