Shkëlzen Berisha flet nga protesta e opozitës
Shkëlzen Berisha, djali i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha ishte pjesë e protestës së PD që po zhvillohet para Kryeministrisë.
Gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu e pyeti Berishën se cila ishte arsyeja që ai ishte bërë pjesë e kësaj proteste dhe cilat ishin shqetësimet e tij.
Berisha u duk i bezdisur nga kamera, ndërsa u përgjigj se ishin të njëjtat arsye për të cilat po protestonin edhe qytetarët e tjerë.
Ai refuzoi të përgjigjej më tej duke thënë se nuk dëshironte të vijonte më tej intervistën.
Opozita organizon sot protestën e katërt, në atë që e ka paralajmëruar prej kohësh se do të jetë një “stinë” protestash kundër qeverisë.
Mbi 1500 efektivë policie do të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj proteste. Në ndihmë të efektivëve të policisë do të vihen edhe efektivë të forcave Speciale RENEA, si Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, për të menaxhuar turmën e protestueseve në rast të një skenari të dhunshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve