Nuk u lejua të hynte në Kuvend, Boçi: Nuk ka masë për ndalimin fizik

13 Shkurt 2023 | 17:24

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, nuk u lejua të merrte pjesë këtë të hënë në seancën plenare të parlamentit për shkak të përjashtimit 10 ditor.

Në një prononcim për media, Boçi tha se ndalimi i tyre për të hyrë në seancë është antiligjor, pasi masa e dhënë është masë disiplinore dhe jo masë e ndalimit fizik.

Ai shtoi se deputetët mund të futen në Kuvend, por nuk mund të marrin fjalën, apo të komentojnë projektligjet që do të miratohen.

“Vendimi ndaj nesh është masë disiplinore dhe jo masë ndaluese. Deputeti nuk merr pagën e tijpër 10 ditë dhe nuk i kondidertohet aktiviteti parlamentar. Sipas logjikës së këtyre i be që ne të mos takojmë dhe njerëzit 10 ditë. Masa është disiplinore, çka do të thotë se unë nuk mund të marrë fjalën apo të jap mendime për projektligje të ndryshme. Nuk ka masë ndalimi fizik për deputetët, të cilët mund të ulen në Kuvend dhe të ndjekin seancën plenare. Nëse thyhet sërish rregullorja ka masë tjetër disiplinore”, tha Boçi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026