“Bandat një hap para policisë”- Financial Times artikull për kamerat në Shqipëri

15 Shkurt 2023 | 15:20

Bandat janë një hap para policisë së shtetit. Me këtë titull e ka nisur “Financial Times” artikullin kushtuar kamerave spiune të vendosura nga rrjetet krimnale në pothuajse të gjithë territorin e vendit tonë.

Gazeta amerikane shkruan se rrjeti i paligjshëm i vëzhgimit, për të studiuar lëvizjet e rivalëve të tyre dhe policisë së shtetit, tregon mbi fuqinë e krimit të organizuar në Shqipëri, duke e përmendur këtë të fundit si një nga arsyet e largimit të Shëqiptarëve drejt vendeve Europiane dhe Britanisë së  Madhe.

Aksioni I policsë së shtetit për  cmontimin e më shumë se 500 kamerave të paligjshme ka tërhequr vëmendjen e prestigjozes amrikane, e cila ndër të tjera në arikull ka rikujtuar kritikat e komisionit europian për ligjin e amnistisë fiskale.

Nismë e cila sipas Bashkimit Europian do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërsa opozita ka qënë më ashpër duke theksuar se amnistia fiskale do të favorizonte pikërisht këto grupe kriminale

Financial Times ka përmendur gjithashtu një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit ku shkruhet se Tirana duhet të vazhdojë përpjekjet për reformën në drejtësi, të forcojë rregulloret dhe mbikëqyrjen kundër pastrimit të parave dhe të punojë për të luftuar ndikimin e krimit të organizuar.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026