Luan Baçi për videot erotike të McGonigal-it: Nuk i ka vetëm Berisha
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi thotë se kryedemokrati Sali Berisha nuk është i vetmi që ka informacione në lidhje me një video ku ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal ka kryer veprime erotike me ministre të qeverisë Rama.
Në një intervistë për Euronews Albania, Baçi u shpreh se ka edhe të tjerë që kanë informacion për videon në fjalë.
“Ato zonjat e Partisë Socialiste, me gjithë respektin që kam, nuk arrij ta kuptoj irritimin e tyre. Zoti Berisha ka qenë shumë i saktë në atë çfarë tha, bëri një denoncim publik për aferat e McGonigal-it. Afera korruptive financiare dhe afera erotike. Është një përgjegjësi e tij që bëri një deklaratë të tillë në Parlament, por nuk akuzoi zonjat e Parlamentit.
Zonjat e Parlamentit pse duhet të reagonin aq keq kur tha që thjesht kam informacion dhe video për veprime erotike të McGonigal-it. Pse nuk dalin këto fakte? Faktet dalin kohë pas kohe, duan kohën e vet për të dalur. Nuk është në detyrimin e një politikani, kur e bën një deklaratë të tillë, er ka një informacion të tillë dhe se ka vetëm Sali Berisha. Një informacion të tillë, thonë shumë njerëz që e kanë, që kanë ndodhur këto gjëra”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta