Unaza e Elbasanit burim aksidentesh, banorët kërkojnë ndërtimin e një nënkalimi
Në protestën e 29 janarin që realizuan banorët e Lagjes “Emin Matraxhiu” në unazën jugore te Elbasanit u premtua se do të merrej në konsideratë kërkesa e tyre për ndërtimin e një nënkalimi, por kur ka kaluar gati 1 muaj nga ajo protestë, e vetmja gjë që ka ndryshuar në këtë segment është vendosja e sinjalistikës së nevojshme rrugore e cila identifikon prezencën e një vendkalimi për këmbësorët”
Por pamjet tregojnë se këtë sinjalistikë nuk e respektojnë shoferët e automjeteve, duke qenë gjithmonë rrezik për qytetarët.
Edhe banorët e zonës tregojnë që vendosja e sinjalistikës nuk i ka dhënë zgjidhje hallit të tyre.
Ata kërkojnë ndërtimin e nënkalimit që do të shmangte çdo rrezik që vjen nga makinat që lëvizin në këtë segment.
Për banorët e zonës, vendosja e këtyre elementeve nuk janë zgjidhje për shqetësimin e tyre. Ata kërkojnë ndërtimin e një nënkalimi që do të ishte zgjidhja ideale e kësaj situate.
“Shumë pak mjafton. Ne donim një nënkalim, por akoma nuk është bërë. Por të paktën shpresoj që të bëhet shumë shpejt. Por që nuk ma merr mëndja se është zgjidhje kjo, absolutisht s’është zgjidhje”, thotë një vajzë.
Në unazën jugore të Elbasanit shpesh herë kanë ndodhur aksidente edhe me pasoja në njerëz. Rasti më i fundit ishte në muajin janar ku një 20-vjecar u përplas nga një automjet pikërisht në vizat e bardha.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta