“S’kisha pare, është rritur bileta”-Protestuesi tregon pse erdhi me kalë në protestë

16 Shkurt 2023 | 12:15

Një 60-vjeçar ka ardhur nga Kurbini me kalin e tij për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga opozita para parlamentit.

Ai u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se është çuar në 4 të mëngjesit për të marrë pjesë në protestë.

“Kam ardhur nga Kurbini me kalë, s’kisha lek të vija me makina sepse është ngritur bileta 3-4 mijë lekë dhe unë s’kisha pare. Jam çuar në 4 të mëngjesit edhe hipa në kalin tim, kam ardhur drejt e këtu,” – tha 60-vjeçari.

Qytetari, mbështetës i Partisë Demokratike theksoi se proteston për bukën e gojës dhe padrejtësitë e kryeministrit Rama. Ai tregoi se nuk ka pension dhe nuk mund të operohet për sëmundjen nga e cila vuan për shkak të mungesës së të ardhurave.

Ai u shpreh i revoltuar me gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria duke nënvizuar se është i gatshëm të vijë përsëri me kalë edhe për protestën Kombëtare të thirrur më 3 mars. 60-vjeçari i bëri thirrje policisë të mos e ndalojë sepse atë ditë do të hyjë në parlament.

Demokrati tha se ishte i vendosur për të qëndruar deri në fund sepse nuk kishte më shpresë për zgjidhje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026