“Vis Martinajn e çova në Vorë”- gazetarja zbulon dëshminë e Jeton Lamit

Klodiana Lala
17 Shkurt 2023 | 15:25

Gazetarja Klodiana Lala tha në një intervistë për Euronews Albania se Jeton Lami, ish-efektivi i policisë, personi i fundit që ka parë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, ka mohuar të ketë lidhje miqësore me të.

Lala u shpreh se Prokuroria e Kurbinit ka përfunduar hetimet për Jeton Lamit, i cili për 6 muaj ka refuzuar të japë deklarime, ndërsa në fund të hetimit ndaj tij ka sqaruar disa momente lidhur me Martinajn.

Sipas gazetares, Lami ka deklaruar se e njihte prej 10 vjetësh në distancë Ervis Martinajn, po nuk kishte miqësi të ngushtë me të.

“Jeton Lami ka deklaruar se është takuar rastësisht me Martinajn në një ambient në Zogun e Zi ku ky i fundit i ka kërkuar ta shoqëronte në Durrës, në ambientet e një hoteli luksoz ku është filmuar nën shoqërinë e një vajze, dhe të nesërmen e ka marrë prej andej dhe e ka çuar në  Vorë ku më pas është zhdukur pa asnjë gjurmë. Lami ka sqaruar pozicionin e tij. Ndryshe nga sa mendohej se do të hidhet dritë mbi fatin e Martinat, Lami nuk ka pranuar ta ketë shoqëruar kundrejt pagesës”, tha Lala.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024