“Mua dhe Berishën nuk na blen dot!” Meta ashpërson tonet ndaj kryeministrit
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mblodhi të shtunën komitetin drejtues prej nga akuzoi kryeministrin Edi Rama si aleat të krimit.
Teksa iu referua skandalit McGonigal, Meta u shpreh se Rama ka frikë nga llogaridhënia ndaj nuk lejon ngritjen e Komisonit hetimor për këtë cështje.
“Ka pranuar të fshihet pas fustanit të grave, por nëse SHBA është ngritur në këmbë për një drejtor të papërgjegjshëm e bën komision hetimor në Kongres e Senat e kudo, pa asnjë diskutim do ketë Komision Hetimor. Meqë je i pastër dhe i ndershëm pse ke frikë? A e mbani mend kur Ulsiu e thërriste presidentin, pra mua në Komision. Më thoshin këshilltarët, nuk do shkosh se je president, ata janë të paligjshëm. Unë të mos shkoj atje? Po shqiptarët që më thonë, nëse është i pastër pse s’shkon”, tha Meta.
Teksa paralajmëroi Ramën për humbje në zgjedhjet e 14 majit, me tonet të larta, Meta tha se kryeministri mund të ketë të ardhura për të korruptuar gjithkënd, por se atë dhe Sali Berisha nuk mund t’i blejë dot.
“Mund të ketë lekë sa të dojë por Ilir Metën e Sali Berishën nuk i blen dot. I bëj thirrje socialistëve ta largojnë sa më shpejt që të mos përfundojë si Pasoku. Asgjë nuk do ta shpëtojë nga ndëshkimi”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:36 Marrëveshja SHBA-Iran, Papa Leoni XIV: Hapi i duhur për paqe në Lindjen e Mesme
- 22:25 Me lot në sy, Ochoa njofton pensionimin nga futbolli pas Kupës së Botës: Dhashë gjithçka (VIDEO)
- 22:11 Raporti: Marrëveshja SHBA-Iran i lejon Teheranit të nisë menjëherë shitjen e naftës dhe karburanteve
- 22:10 Ardhje surprizë në studion e Erlës, Robert Aliaj vjen bashkë me të bijën, Galan! Mesazhi i vajzës së artistit
- 22:08 Senati nuk arrin të miratojë rezolutën për të kufizuar fuqitë e Trump për veprimet ushtarake kundër Iranit
- 22:00 Gjykata e Strasburgut e refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit dhe shkarkimit të tij