Gazetari: Ja si lidhet shkarkimi i Gledis Nanos me Ervis Martinajn
Gazetari Lavrdim Lita deklaroi se shkarkimi i Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, lidhet me çështjen e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Lita u shpreh se pasi Jeton Lami i rrëfeu Nanos bashkëpunimin e tij me Martinajn, e kuptoi që pas shkarkimit të këtij të fundit, duhej të heshte.
Kjo pasi Lami kuptoi se shteti nuk e do të gjallë Ervis Martinajn.
“Familjarët, partnerët e biznesit dhe shokët e Ervis Martinajt janë ekzekutuar në disa atentate, deri te djali i xhaxhait të tij, i cili bashkë me dy të tjerë u ekzekutua në autostradë.
Pra, Jeton Lami, pasi ka rrëfyer për dy orë të gjithë komunikimet dhe bashkëpunimin me Ervis Martinajn, drejtorit të policisë, Gledis Nano dhe më pas është shoqëruar në qeli, ka kuptuar që Gledis Nano është shkarkuar dhe ka kuptuar që duhet të qepë gojën dhe të mos bashkëpunojë me policinë apo drejtësinë.
Ka vënë re që shteti nuk e do të gjallë Ervis Martinajn. Prokuroria e Kurbinit e kërkon për të zhdukur, SPAK-u e kërkon si person që i fshihet drejtësisë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
“PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 19:23 Araghchi takim me ministrin e jashtëm të Omanit, në fokus Ngushtica e Hormuzit dhe zgjidhja e tensioneve me SHBA
- 19:13 Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta
- 19:12 Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 18:46 Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi
- 18:44 Gazetarët e New York Times thirren për të dëshmuar për raportimin e tyre për Air Force One
- 18:34 E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte