Rrëfimi i shqiptarit në Iskanderun që mbeti pa shtëpi pas tërmetit
Një shqiptar në Iskanderum ka treguar se si arriti të shpëtojë nga tërmeti tragjik që tronditi Turqinë mëngjesin e 6 shkurtit, ku mijëra persona humbën jetën.
Ishte gazetarja Aida Topalli që solli rastin në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronws Albania, ku tha se shqiptari arriti të dilte nga banesa së bashku me familjen, ndërkohë pallati ku ai jetonte është shembur totalisht.
Ai aktualisht po jeton te familjarët e tij.
“Atë natë gjithë natën nuk më ka zënë gjumi dhe në momentin që ka rënë tërmeti ishte e pamundur që të shpëtoja familjen. Por kam arritur që të gjejë vetëm një vrimë që më çonte në drejtim të shkallëve. Isha në katin e dytë dhe arrita që të dalë jashtë. Ndërtesa ku jetonte ai ishte shembur totalisht. Unë arrita të dalë së bashku me familjen. Aktualisht jetoj te familjarët e mi”- mësohet të ketë thënë ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM