“U ndjeva i pasur”, Kiço Londo përlotet në studio kur flet për posterat e teatrit

21 Shkurt 2023 | 09:56

Regjisori Kiço Londo është përlotur në studion e “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ndërsa ka folur për posterat e teatrit.

Ai tha se është i lumtur që ka të rinj që shohin teatër, pavarësisht se e kujt është shfaqja.

Londos iu mbushën sytë me lot kur tha se ditën e djeshme në qytet pa shumë postera për shfaqje të ndryshme.

“Jam i lumtur që ka të rinj; jam i lumtur që mbështeten të rinjtë; jam i lumtur që ka spektatorë drejt teatrit. Nuk ka rëndësi është shfaqja e Kiços, Vasianit apo dikujt tjetër; e rëndësishme është që ka shfaqje. Kam luftuar shumë për këtë. Dje duke parë shumë postera, shumë aktorë, ndjeva që ia vlen sakrifica.

Të luftosh në teatër për komunikim e gjallë dhe ta mbysësh veten me egoizëm është mungesë ndriçimi, është të mos besosh. Kur nuk ka shfaqje dhe postera në qytet ndjehem  i varfër. Dje kur pashë postera u ndjeva i pasur”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024