Berat Rukiqi, problemet me të cilat po përballet zbatimi i marrëveshjes së Uashingtonit në Kosovë
Marrëveshja e Uashingtonit është shumë e rëndësishme për vendet e Ballkanit, por në veçanti për shtetin e Kosovës. Ajo i siguron Kosovës një pozicion të rëndësishëm në rajon, pavarësisht problemeve që po has zbatimi i saj. Këto janë deklaratat që ka bërë në emisionin Balkan Talks, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Ai tregon se çfarë është e rëndësishme në këtë marrëveshje.
“Zbatimi i marrëveshjes i siguron Kosovës një pozicion të rëndësishëm në rajon, për shkak se lidhjet infrastrukturore dhe investimet që priten në infrastrukturë, po dhe te pjesa e zhvillimit te ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme i jep një kahje tjetër mundësive për zhvillimin ekonomik të vendit,”, thotë ai.
Sigurisht kjo marrëveshje ka në fokus aspektin ekonomik të Ballkanit dhe në Kosovë do ketë një impakt në realitetin ekonomik. Z.Berati veçon elementët më të rëndësishëm të saj në impaktin ekonomik të Kosovës.
“Infrastruktura dhe pjesa e mundësive për diversifikimin e energjisë janë dy pjesët kryesore të marrëveshjes,”- u shpreh Berat Rukiqi.
Kjo marrëveshje është një mundësi e mire për Kosovën, por sipas z. Rukiqi qeveria, por edhe shoqëria nuk janë të gatshme për të pasur një orientim të qartë me programe të qarta se ku do të përqendrohen disa prej mundësive për investim.
Ky orientim që mungon te qeveria e Kosovës nuk mungon te Serbia, e cila ka një orientim të qartë se si e shohin veten ekonomikisht në të ardhmen.
“Serbia është ajo që ka projekte të gatshme dhe ka një orientim të qartë se ku e shohin veten ata ekonomikisht pas pesë viteve, pas dhjetë viteve. Kjo infrastrukturë që po synohet të krijohet është mundësi përfitimi dhe ne duhet t’i kishim menduar më herët dhe t’i kishim në planet tona”, u shpreh Rukiqi.
Një tjetër çështje që u diskutua është edhe fokusi i “Minishengenit” ballkanik i cili sipas Rukiqit do të quhet Katër Liritë e Lëvizjes në Ballkanin Perëndimor.
“Minishengeni fokusin e ka te katër liritë e lëvizjes të cilat janë liria e lëvizjes së personave me letërnjoftim, leje qëndrimi për punëtoret, njohjen e certifikatave personale, kualifikimeve dhe minimizim të skajshëm të procedurave të kalimit të mallrave në doganë”, theksoi ai.
Në fund të intervistës, kreu i Odës Ekonomike të Kosovës u ndal edhe te problem i zbatimit të kësaj marrëveshjes, i cili sipas tij vjen nga problemi me stabilitetin politik.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama