Ishte hidraulik, identifikohet viktima që u vra gabimisht nga bandat shqiptare
Policia greke ka bërë sekuestrimin e dy makinave luksoze, të cilat dyshohet se janë të bandave kriminale shqiptare që u përplasën me armë në një lokal në Athinë.
Si pasojë e të shtënave u vra dhe një klient i rastësishëm, i cili po ashtu ishte me origjinë nga Shqipëria.
Viktima u identifikua nga vëllai i tij. Mediat greke shkruajnë se ai është një 37-vjeçar me profesion hidraulik.
37-vjeçari ishte në tavolinë me shokët dhe po shihte ndeshjet e Champions League, kur në ambientet e jashtme të loaklit 7 shqiptarë u përleshën me armë me njëri tjetrin.
Viktima mori një plumb në shpatull, në dukje jo plagë e rëndë, por ndërroi jetë 3 orë më vonë si pasojë e gjakderdhjes.
Nga hetimet e kryera nga policia greke makinat luksoze të gjetura në vendngjarje janë të mara me qera nga shqiptarët.
Mediat fqinje shkruajnë se kemi të bëjmë me një përplasje mes dy bandave të rrezikshme që merren me trafikun e drogës.
Policia greke po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus