Doli për të parë ndeshjen, kush është shqiptari që u vra me “plumb qorr”
Është identifikuar shqiptari i cili vdiq nga një plumb “qorr” në një lokal në Athinë.
Ai është 37-vjeçari Pëllumb Islami, i cili njihej gjerësisht me emrin Sandri. Mediat greke shkruajnë se 37-vjeçari ishte një person i qetë dhe nuk kishte lidhje me pjestarët e bandave shqiptare që u konfliktuan me armë në ambientet e lokalit në Athinë.
Islami kishte dalë mbrëmjen e së martës për të parë ndeshjet e Champions League, por fati deshi që ai të ndërronte jetë nga një plumb “qorr” që e goditi në shpatull.
37-vjeçari banonte në afërsi të lokalit ku dhe ndërooi jetë aksidentalisht.
Punonjësit e Policisë kanë mundur të sekuestrojnë një xhip Cadillac që u gjet pranë kafenesë në rrugën Kastamonis dhe një makinë Mercedes luksoz, të cilat u përkasin autorëve të krimit.
Sipas policisë greke, një grup prej 7 shqiptarësh, pjesëtarë të bandave të rrezikshme të trafikut të drogës, hynë në ambientet e kafenesë dhe nisën të debatonin pa u ulur.
Më pas personat dolën në rrugë jashtë lokalit dhe nisën të qëllonin me armë drejt njëri-tjetrit.
Për pasojë, shqiptari fatkeq që ndodhej në lokal, mori një plumb në shpatull dhe ndërroi jetë në spital si pasojë e gjakderdhjes.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta