A do të arrijnë një marrëveshje Kurti dhe Vuçiç? Flet ish-ministri i Jashtëm
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj shprehet skeptik në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje në takimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë më 27 shkurt në Bruksel.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxhaj u shpreh se është e vështirë që të arrihet një marrëveshje që në takimin e parë.
Sipas tij, takimi i 27 shkurtit do të nisë një faze të re negociuse mes Kosovës dhe Serbisë.
“Është një takim i rëndësishëm, fillimi i një faze të re negociuse mes Kosovës dhe Serbisë. Është përgatitur gjatë vitit të kaluar dhe gjatë këtyre dy muajve të fundit. Unë pres që në këtë takim të diskutohet plani evropian që parasheh që të fillojë procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. A do të ketë ndonjë marrëveshje e cila mund të firmoset? Pak e besoj.
Sipas praktikës, në takime të tilla kur ne kemi marrë pjesë para 10 viteve apo gjatë negociatave në Vjenë në vitin 2006-2007, nuk do të thotë që në takimin e parë mund të ketë një pikë kthese”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës