Analisti: Një detaj i thjeshtë në skandalin CEZ-DIA që mund të “lëvizë ujërat”
Analisti Sami Neza përmendi në “Now me Erla Mëhillin” një detaj të thjeshtë në skandalin CEZ-DIA që mund të “lëvizë ujërat”.
Sipas tij konflikti i interesit në këtë marrëveshje mund t’i shpërbejë SPAK-ut si indicie në hetime.
“Marrëveshja është negociuar nga Komiteti i Energjisë në Vjenë dhe ndërkohë vetë Komiteti i Energjisë ka ardhur në Tiranë dhe ka lobuar në Komisionin e Ekonomisë për këtë marrëveshje e cila atëherë u votua nga socialistët në shumicë,” – u shpreh Neza.
Ilir Meta i cili sot qëndroi për më shumë se 3 orë në SPAK lidhur me këtë çështje deklaroi se ai nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen e nënshkruar dhe nuk ka asnjë dokument që ai të ketë favorizuar këtë kompani.
Gazetari Eni Ferhati sqaroi më herët se mundet që Elvis Mataj, një njeri i afërt i ish-presidentit Ilir Meta, mund të ketë treguar fakte të reja për këtë çështje.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk