Deklarata e fortë e Kreshnik Spahiut: Si Meta e kërcënoi Berishën dhe familjen e tij

Kreshnik Spahiu
22 Shkurt 2023 | 21:30

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Ilir Meta e ka kërcënuar Sali Berishën në vitin 2015, në lidhje me çështjen CEZ-DIA.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu u shpreh se kërcënimi erdhi pasi Berisha dëshmoi për këtë çështje dhe votoi pro ngritjes së Komisionit Hetimor.

Atë kohë, Meta i tha Berishës në Kuvend se e kishte dhënë dorëheqjen një herë për djalin e tij dhe se nuk do e bënte këtë herë.

Por sipas Spahiut, edhe sot pasi doli nga SPAK-u, Meta kërcënoi Berishën, duke thënë se ai nuk ka vendosur firmë për privatizimin e CEZ.

“Dëshmitar ishte edhe Sali Berisha, i cili në vitin 2015, zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë ka dëshmuar për këtë çështje dhe zyrtarisht ka votuar që të ngrihet Komisioni Hetimor. Ilir Meta ka kërcënuar familjen e Sali Berishës në Kuvendin e Shqipërisë, ai ka deklaruar se nëse një herë dhashë dorëheqjen për djalin tuaj, mos mendo se do e jap edhe për këtë.

Ilir Meta e kërcënoi Sali Berishën edhe sot në deklaratë. Nuk kam hedhur unë firmë tha, as për privatizimin, as për kontratën me DIA-n për mbledhjen e borxhit. Kush ka firmosur?Berisha. Ilir Meta tha se nuk e kam hedhur unë firmën”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026